Pyetjet më të shpeshta (FAQ)

Kërkuesi shkencor, i cili ende nuk është regjistruar në sistemin E-CRIS.AL dhe plotëson kushtet për regjistrim, përmes aplikacionit E-CRIS.AL (HYRJA/Regjistrimi i kërkuesit) aplikon për një emër përdoruesi dhe fjalëkalimin për hyrjen e autorizuar në sistem. Pasi të pranoj të dhënat për autorizimin në adresën elektronike, kërkuesi shkencor hyn në sistemin E-CRIS.AL (HYRJA/Hyrje e autorizuar) dhe shënon të dhënat personale. Disa të dhëna janë të detyrueshme dhe sistemi ju paralajmëron nëse nuk i shënoni ato. Kur kërkuesi shkencor të ketë përfunduar shënimin e të gjitha të dhënave personale, plotëson formularin e regjistrimit në PDF (Formulari AL/EV-03/2008). Nëse kërkuesi nuk i ka plotësuar të gjitha të dhënat personale, sistemi do ta paralajmërojë për këtë. Më pas kërkuesi shkencor e printon formularin, e nënshkruan, e vërteton tek personi përgjegjës në organizatën kërkimore dhe e dërgon në adresën:
Akademia e Shkencave e Shqipërisë Qendra Kombëtare E-CRIS Sheshi "Fan Noli", Tiranë, Shqipëri
me shënimin "për Qendrën E-CRIS". Të dhënat bëhen publike, pasi që personi përgjegjës në qendrën E-CRIS të ketë vërtetuar se kërkuesi shkencor i plotëson kushtet për regjistrim në evidencën e veprimtarisë kërkimore dhe/ose zhvillimore në Shqipëri dhe pas përmirësimit eventual të tyre. Qendra E-CRIS përmes postës elektronike (e-mail) e njofton kërkuesin shkencor për regjistrimin e tij ose për mosplotësimin e kushteve për regjistrim.

Organizata kërkimore, e cila nuk është regjistruar në sistemin E-CRIS.AL dhe i plotëson kushtet për regjistrim, duhet të caktoj personin për kontakt, i cili do të jetë përgjegjës për shënimin dhe përditësimin e të dhënave për organizatën në sistemin E-CRIS.AL. Përmes aplikacionit E-CRIS.AL (HYRJA/Regjistrimi i organizatës), personi për kontakt aplikon për një emër përdoruesi dhe fjalëkalimin për hyrjen e autorizuar në sistem. Pasi të pranoj të dhënat për autorizimin në adresën elektronike, personi për kontakt hyn në sistemin E-CRIS.AL (HYRJA/Hyrje e autorizuar) dhe shënon të dhënat për organizatën. Disa të dhëna janë të detyrueshme dhe sistemi ju paralajmëron nëse nuk i shënoni ato. Pasi të ketë përfunduar shënimi i të gjitha të dhënave për organizatën kërkimore, personi i kontaktit plotëson formularin e regjistrimit në PDF (Formulari AL/EV-01/2008). Nëse nuk janë plotësuar të gjitha të dhënat, sistemi ju paralajmëron për këtë. Më pas personi për kontakt e printon formularin, e vërteton atë te personi përgjegjës në organizatën kërkimore dhe e dërgon në adresën:
Akademia e Shkencave e Shqipërisë Qendra Kombëtare E-CRIS Sheshi "Fan Noli", Tiranë, Shqipëri
me shënimin "për Qendrën E-CRIS". Të dhënat bëhen publike, pasi që personi përgjegjës në qendrën E-CRIS të ketë vërtetuar se organizata kërkimore i plotëson kushtet për regjistrim në evidencën e veprimtarisë kërkimore dhe/ose zhvillimore në Shqipëri dhe pas përmirësimit eventual të tyre. Qendra E-CRIS përmes postës elektronike (e-mail) e njofton organizatën kërkimore për regjistrimin e saj ose për mosplotësimin e kushteve për regjistrim.

Në sistemin E-CRIS.AL hyni duke përzgjedhur komandën HYRJA/Qasja përmes postës elektronike dhe duke shënuar emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj. Më pas përzgjidhni linkun me mbiemrin dhe emrin tuaj, verifikoni dhe përmirësoni të dhënat personale. Disa të dhëna janë të detyrueshme dhe sistemi ju paralajmëron nëse nuk i shënoni ato.

Për shënimin e të dhënave për departamentet kërkimore dhe punësimet e kërkuesve shkencorë në organizatat kërkimore janë të ngarkuar personat përgjegjës për E-CRIS.AL në organizatat kërkimore (personi për kontakt). Të dhënat për departamentet kërkimore dhe punësimet e kërkuesve mund të shënohen vetëm për ato organizata kërkimore, të cilat janë të regjistruara në sistemin E-CRIS.AL.

Përzgjidhni komandën HYRJA/Qasja përmes postës elektronike. Pastaj shkruani kodin e kërkuesit shkencor ose organizatës kërkimore, adresen elektronike (e-mail) të kërkuesit shkencor ose personit përgjegjës për E-CRIS.AL në organizatën kërkimore dhe kodin e sigurisë. Në adresën elektronike (e-mail) do të pranoni linkun për hyrje të autorizuar në sistemin E-CRIS.AL. Pas hyrjes nëpërmjet linkut, në menunë FJALËKALIMI mund të shënonin fjalëkalimin e ri.

Qasja në prezantimin tuaj në E-CRIS.AL mund të bëhet përmes një linku të drejtpërdrejtë https://cris.cobiss.net/e-cris/al/@LANG/2/1/search/rsr/@CODE. Në këtë link ju zëvendësoni parametrin @LANG me vlerën e gjuhës (sq për gjuhën shqipe dhe en për gjuhën angleze) dhe parametrin @CODE me kodin tuaj 5 shifror të kërkuesit shkencor.
Shembull: https://cris.cobiss.net/e-cris/al/sq/researcher/code/00046
Historia e shikimeve
Favoritë/e