SISTEMI INFORMUES PËR VEPRIMTARINË KËRKIMORE NË SHQIPËRI

TË DHËNAT E PËRGJITHSHME

Në Evropë, po ndërtohen sisteme informuese për veprimtarinë kërkimore me emërtimin gjenerues CRIS (Current Research Information Systems). Metodologjitë e paharmonizuara e kanë kufizuar integrimin dhe përdorimin e gjerë të sistemit CRIS në të kaluarën, prandaj në vitet e fundit është i dukshëm një trend i fuqishëm i standardizimit. Një nga rekomandimet, përgjithësisht i pranueshëm për strukturimin e të dhënave për veprimtarinë kërkimore është CERIF (Common European Research Information Format), i cili mirëmbahet dhe zhvillohet nga organizata euroCRIS.
Në përputhje me rekomandimet e CERIF-it, Instituti i Shkencave të Informacionit (IZUM) në Maribor, Slloveni, ka zhvilluar aplikacionin E-CRIS, i cili u ofrohet pa pagesë të gjithë përdoruesve të sistemit COBISS në rrjetin COBISS.Net. Në këtë mënyrë, shtetet krijojnë një evidencë sa më të plotë të kërkuesve shkencorë dhe të veprimtarisë shkencore, e cila është e domosdoshme për përcjelljen dhe vlerësimin e rezultateve të kërkimit shkencor.
Sistemet kombëtare CRIS janë të lidhura me sistemet kombëtare bibliotekare të informacionit COBISS. Në këtë mënyrë ato mundësojnë qasje të drejtpërdrejtë në bibliografitë e kërkuesve shkencorë dhe institucioneve kërkimore. Sistemet kombëtare E-CRIS përfshijnë bazat e të dhënave për organizatat kërkimore, kërkuesit shkencorë dhe projektet kërkimore. Shumica e të dhënave janë në gjuhën angleze.
Gjatë periudhës testuese 2006-2007, në E-CRIS.AL është krijuar një bazë e të dhënave (jo e plotë) për disa organizata kërkimore dhe kërkuesit e tyre shkencorë.
Në vitet 2010-2020, sistemi E-CRIS.AL është menaxhuar nga Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Nga dt. 11.05.2021 sistemi E-CRIS.AL menaxhohet nga Akademia e Shkenceve e Shqipërisë (BASH), e cila luan rolin e Qendrës Kombëtare E-CRIS.
Nga dt. 6.12.2012 E-CRIS.AL është lidhur me sistemin COBISS.AL (sistemi bibliografik për vlerësimin e rezultateve të kërkimit në Shqipëri) dhe në këtë mënyrë është mundësuar qasja në bibliografitë e kërkuesve shkencorë në bazën e të dhënave COBIB.AL. Baza e të dhënave COBIB.AL, aktualisht administrohet nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe IZUM - UNESCO Qendra Rajonale për Sistemet e Informacionit Bibliotekar dhe Sistemet e Informacionit Kërkimor.

Aktualisht, në sistemin E-CRIS.AL janë të disponueshme të dhënat për:

KUSHTET PËR REGJISTRIM

Të dhënat për kërkuesit shkencorë dhe veprimtarinë shkencore në Shqipëri mund të vendosen në sistemin informues E-CRIS.AL nëse plotësohen këto kushte:

Përfshirja e të gjithë kërkuesve shkencorë dhe organizatave kërkimore të Shqipërisë në sistemin E-CRIS.AL do të kontribuonte në promovimin dhe rritjen e bashkëpunimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

METODOLOGIJA E MBLEDHJES DHE E PËRDITËSIMIT TË TË DHËNAVE

Shënimin dhe verifikimin e të dhënave për E-CRIS.AL, me autorizime të ndryshme, e bëjnë:

Kërkuesit shkencorë, të cilët tashmë janë të regjistruar në sistemin E-CRIS.AL, mund t'i përditësojnë vet disa të dhëna. Për herë të parë hyrja në E-CRIS.AL bëhet përmes menusë Hyrja/Hyrja me adresë elektronike. Për të hyrë në sistem duhet të përdoret adresa elektronike personale, e cila duhet të jetë e njëjtë me atë që është vendosur gjatë regjistrimit në E-CRIS.AL. Në këtë adresë elektronike kërkuesi shkencor pranon linkun për regjistrim, funksionimi i të cilit në aspektin kohor është i kufizuar. Pas hyrjes mund të vendoset fjalëkalimi, i cili kërkuesit shkencor i mundëson që në të ardhmen në sistem të hyjë nëpërmjet kodit ose adresës elektronike dhe fjalëkalimit (Hyrja/Hyrja përmes fjalëkalimit). Nëse kërkuesi shkencor aktualisht nuk posedon adresë elektronike të shënuar në E-CRIS.AL ose ajo nuk është më aktive, fillimisht duhet ta zëvendësoj atë me adresën e re. Për këtë duhet të kontaktoj qendrën E-CRIS
Kërkuesit shkencorë, të cilët ende nuk janë regjistruar në sistemin E-CRIS.AL dhe i plotësojnë kushtet për regjistrim, të dhënat e tyre elementare mund t'i vendosin vet në sistem. Procedura e regjistrimit fillon në menunë Shërbimet/Regjistrimi i kërkuesit shkencor. Në formularin online duhet të shënohet emri, mbiemri dhe adresa elektronike. Në këtë adresë elektronike kërkuesi shkencor pranon linkun për regjistrim, funksionimi i të cilit në aspektin kohor është i kufizuar. Pas hyrjes në E-CRIS.AL duhet të shënohen të dhënat personale, pastaj formulari duhet të printohet, të nënshkruhet dhe të dërgohet përmes postës elektronike ose asaj klasike në adresën e qendrës E-CRIS. Pasi personi përgjegjës në qendrën E-CRIS verifikon të dhënat, sipas nevojës i redakton ato dhe arrin në përfundimin, se kërkuesi shkencor i plotëson kushtet për regjistrim në evidencën e bartësve të veprimtarisë kërkimore dhe/ose zhvillimore në Shqipëri, të dhënat bëhen publike. Qendra E-CRIS, përmes postës elektronike e njofton kërkuesin shkencor për regjistrimin e tij ose për mospërmbushjen e mundshme të kritereve për regjistrim.

Organizatat kërkimore, të cilat janë të regjistruara në sistemin e E-CRIS.AL mund të caktojnë një person për kontakt për E-CRIS.AL, i cili do të jetë përgjegjës për shënimin dhe përditësimin e të dhënave për organizatën kërkimore në sistemin e E-CRIS.AL. Ky person duhet t'i dërgoj qendrës E-CRIS emrin dhe mbiemrin e tij, adresën elektronike dhe numrin e telefonit. Pas shënimit të këtyre të dhënave në E-CRIS.AL personi i kontaktit mund të hyjë dhe të redaktoj të dhënat për organizatën.
Organizatat kërkimore, të cila ende nuk janë regjistruar në sistemin E-CRIS.AL dhe të cilat i përmbushin kushtet për regjistrim, duhet të caktojnë personin për kontakt pranë organizatës kërkimore, i cili do të jetë përgjegjës për shënimin dhe përditësimin e të dhënave për organizatën në sistemin E-CRIS.AL. Procedura e regjistrimit fillon në menunë Shërbimet/Regjistrimi i organizatës. Në formularin online duhet të shënohet emri i organizatës dhe adresa elektronike e personit për kontakt. Në këtë adresë elektronike, personi për kontakt pranon linkun për regjistrim, funksionimi i të cilit në aspektin kohor është i kufizuar. Pas hyrjes në E-CRIS.AL duhet të shënohen të dhënat për organizatën pastaj formulari duhet të printohet, të nënshkruhet dhe të dërgohet përmes postës elektronike ose asaj klasike në adresën e qendrës E-CRIS. Pasi personi për kontakt në E-CRIS verifikon të dhënat, sipas nevojës i redakton ato dhe arrin në përfundimin, se organizata i plotëson kushtet për regjistrim në evidencën e bartësve të veprimtarisë kërkimore dhe/ose zhvillimore në Shqipëri, të dhënat bëhen publike. Qendra E-CRIS, përmes postës elektronike e njofton personin e kontaktit për regjistrimin ose për mospërmbushjen e mundshme të kritereve për regjistrim.

Qendra Kombëtare E-CRIS kujdeset për organizimin dhe koordinimin e mbledhjes së të dhënave në sistemin E-CRIS.AL, verifikon kushtet për regjistrim si dhe mbikëqyr cilësinë e të dhënave, të cilat ia dërgojnë organizatat kërkimore dhe kërkuesit shkencorë.

Historia e shikimeve
Favoritë/e