Akad.
Vasil
S. Tole
kodi:
00729
kërkues shkencor - aktiv në një organizatë kërkimore
| Kodi |
Shkenca |
Fusha |
|
H320
|
Shkenca humanitare
|
Muzikologji
|
| Kodi |
Shkenca |
Fusha |
Dega |
|
6.08.00
|
Shkencat humanitare
|
Muzikologji
|
|
Disertacionet e doktoratës dhe punimet e tjera të përfunduara
Shfaq
Marrja e rezultateve po vazhdon
Akademik Vasil S. Tole (1963)
Kompozitor, muzikolog dhe etnomuzikolog me njohje kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare. Me veprimtari krijuese dhe kërkimore në të gjitha fushat dhe llojet e krijimtarisë muzikore: vokale, instrumentale, simfonike e skenike. Fitues i disa prej çmimeve më të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare në krijimtarinë muzikore. Përfaqësues emblematik, me rol prej promotori në zhvillimet e muzikës në Shqipëri dhe jashtё saj në tri dekadat e fundme, në kushtet e shoqërisë së lirë.
I shquar për studime krijuese në fushën kryesore, etnomuzikologji. Mban gradën doktor i shkencave në këtë fushë (1994), titullin profesor (2004) dhe titullin akademik në fushën e muzikës, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që nga viti 2008. Është autor i më shumë se 30 librave studimorë dhe i dhjetëra artikujve shkencorë te botuara nё gjuhen shqip dhe nё gjuhë të tjera dhe përurues në fushën e muzikologjisë dhe etnomuzikologjisë. Ka veprimtari universitare, ligjërues i folklorit muzikor në dy ciklet, drejtues shkencor i disa tezave doktorale, drejtues projektesh me karakter kombëtar e ndërkombëtar. Me përvoja të shenjuara në drejtimin e institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare si Këshilli i Muzikës antar i IMC\UNESCO, të veprimtarisë muzikore dhe anëtar këshilli e bordesh të tyre etj.
Në veprat e tij muzikore ka trajtuar tema madhore, që lidhen me konceptin mitologjik të drejtësisë njerëzore (opera Eumenides, mbështetur mbi motive të tragjedisë së mirënjohur të Eskilit, këshilluar edhe në përkthimin shqip të I. Kadaresë), fitues i çmimit ndërkombëtar “Dimitris Mitropoulos”- Athinë, 2001; me figura heroike të shekujve të humanizmit të Rilindjes Europiane (opera Gjergj Kastrioti - Skënderbeu kryezot, mbështetur në motive të veprës së archbishop Fan S. Noli, fituese e çmimit të parë në konkursin panshqiptar organizuar me rastin e 550-vjetorit të ndarjes nga jeta të Gjergj Kastriotit), Tiranë, 2008; fitues i çmimit të dytë (1R) në kategorinë « Chamber music » në konkursin ndërkombëtar « Amadeus Composition Award », Vjenë, Austri me veprën « Introitus » për kor dhe orkestër harqesh etj.
Gjuha muzikore e veprave te tij riviziton me shumë origjinalitet modelet arkaike të shumëzërëshit polifonik antik europian (isopolyphony), një trashëgimi shpirtërore unikale e Njerëzimit mbrojtur nga UNESCO (dosja shkencore e aplikimit për njohjen ndërkombëtare të kësaj trashëgimie është përgatitur prej tij). Njihet gjeresisht për zbatimin krijues të teknikave muzikore të cluster isos, polifonisë së fshehur, serializmit popullor, polipentatonive të ngrira, fraktuesit dhe kabasë, celulave melodike parafabrikate etj., të cilat shpërfaqen në një seri veprash duke fillur nga viti 1993 e deri nё ditёt tona, si: 88 (1993); Epitaf dhe britmë
(1993), Avaz-1 (1993), dhe Avaz-2 (1994), DdA (1994), Genotip (1996), Iso- gjëma (1996), Trias (1996), Shatra-patra (1997), Ep-event (1997), “A psalmodie bono” (1999), HOAX (2000), Eumenides (2000), Iso polyphony multiverse (2015), Ep (2017), Valle antike (2021), Polifoniso (2021) etj.
Jeta dhe krijimtaria e tij janë trajtuar në botimet shumë të rëndësishme europiane e botërore si MGG-Die musik in geschieschte und gegenvart, the biographical encyclopedia in 17 volumes, Barenreiter, Gjermani (2009); The Harvard dictionary of music (by Michael Randel, Harvard University Press Reference Library, November 2003); The New Grove Dictionary of Music and Musicians (second edition, by George Leotsakos, 2001, London Macmillan-2001), “Albanian Encyclopaedia Dictionary” etc.