SISTEMI INFORMUES PËR VEPRIMTARINË KËRKIMORE NË KOSOVË

TË DHËNAT E PËRGJITHSHME

Në Evropë, po ndërtohen sisteme informuese për veprimtarinë kërkimore me emërtimin gjenerues CRIS (Current Research Information Systems). Metodologjitë e paharmonizuara e kanë kufizuar integrimin dhe përdorimin e gjerë të sistemit CRIS në të kaluarën, prandaj në vitet e fundit është i dukshëm një trend i fuqishëm i standardizimit. Një nga rekomandimet, përgjithësisht i pranueshëm për strukturimin e të dhënave për veprimtarinë kërkimore është CERIF (Common European Research Information Format), i cili mirëmbahet dhe zhvillohet nga organizata euroCRIS.
Në përputhje me rekomandimet e CERIF-it, Instituti i Shkencave të Informacionit (IZUM) në Maribor, Slloveni, ka zhvilluar aplikacionin E-CRIS, i cili u ofrohet pa pagesë të gjithë përdoruesve të sistemit COBISS në rrjetin COBISS.Net Në këtë mënyrë, shtetet krijojnë një evidencë sa më të plotë të kërkuesve shkencorë dhe të veprimtarisë shkencore, e cila është e domosdoshme për përcjelljen dhe vlerësimin e rezultateve të kërkimit shkencor. Sistemet kombëtare E-CRIS përfshijnë bazat e të dhënave për organizatat kërkimore, kërkuesit shkencorë dhe projektet kërkimore.

Aktualisht në sistemin E-CRIS.KS janë të disponueshme të dhënat (iniciale) për:

KUSHTET PËR REGJISTRIM

Për vendosjen e të dhënave për kërkuesit shkencorë dhe veprimtarinë shkencore në sistemin informues E-CRIS.KS duhet të plotësohen disa kritere:

Përfshirja e të gjithë kërkuesve shkencorë dhe organizatave kërkimore të Kosovës në sistemin E-CRIS.KS do të kontribuonte në promovimin dhe rritjen e bashkëpunimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Historia e shikimeve
Favoritë/e